Termat dhe kushtet e përdorimit për Deklarim Elektronik – KPMM
Pëditësuar me datë 05/01/2021
Duke e nënshkruar marrëveshjen si në vijim, ju hyni në marrëdhënie kontraktuale me Komisionin e pavarur për Miniera dhe Minerale për përdorimin e shërbimeve të Deklarimit Elektronik. Ju pajtoheni me të gjitha afatet dhe kushtet në vijim dhe gjithashtu konfirmoni se ju jeni mbajtësi I të drejtës dhe obligimeve sipas kësaj kontrate.
Përkufizimet
DEKLARIM ELEKTRONIK është një sistem informativ I dizajnuar që të mbështesë përmbushjen e obligimeve të rentës minerare dhe ofrojë informata për pagesat e rentës minerare dhe obligimeve tjera ndaj KPMM’së;
SHËRBIMET E Deklarimit Elektronik nënkuptojnë shërbimet elektronike të ofruara nga KPMM‐ja për e‐deklaruesit për dorëzimin dhe procesimin e deklaratave për licence shfrytëzimi dhe ofrimin e shërbimeve ndihmëse të shoqëruara me pagesat e parave borxh nga e‐deklaruesit për KPMM‐në;
KPMM është Komisioni i Pavarur për Media dhe Minerale;
PËRDORUESI është personi i cili zotëron licencë duke përfshirë personin fizik ose entitetin ligjor, ose agjentin apo përfaqësuesin e tyre ligjor të autorizuar,I cili regjistrohet si abonues në sistemin elektronik të Deklarim Elektronik ut dhe përdorë sistemin për ti përmbushur obligimet ndaj KPMM-së.
Përdorimi
Ueb faqja e Deklarimit Elektronik të KPMM‐së i ofron përdoruesve qasje dhe mundësi përdorimi të shërbimeve të Deklarimit Elektronik. Kjo përfshinë mirëpo nuk kufizohet në: qasjen në shërbimet mbështetëse elektronike për të asistuar në vlerësimin e detyrimeve për rentën minerare, përmbushjen e obligimeve ndaj Institucionit dhe menaxhimin e llogarive; mundësitë për të futur të dhënat online; dhe informata për llogaritë.
Ju jeni të obliguar që të përdorni këtë ueb faqe në mënyrë të ligjshme. Ju jeni përgjegjës vetëm për njohjen dhe zbatimin e ndonjë apo të gjitha ligjeve,rregulloreve,rregullave dhe rregulloreve lidhur me përdorimin e juaj të Deklarimit Elektronik.
Me nënshkrimin e këtyre afateve dhe kushteve, ju qartë pajtoheni që ju nuk do të:
• Përdorni këtë faqe për aktivitete të pa ligjshme, ose për inkurajimin e palës së tretë që ta bëjnë këtë
• Shitni ose transferoni në këtë faqe në ndonjë reklamë të dhënë, me përmbajtje promovuese ose të ngjashme, ose diskriminuese, poshtëruese, të pahijshme, pornografike ose material tjetër të pa ligjshëm;
• Keq prezantoni ose luani rolin e ndonjë personi ose entiteti tjetër, ose përfaqësoni ndonjë person ose entitet për të cilin ju nuk e keni të drejtën ligjore për një prezantim ose përfaqësim të tillë
• Transmetoni të dhëna ose informata elektronike që përmbajnë viruse të kompjuterëve, kuaj të Trojës ose kode të tjera kompjuterike destruktive, ose fajle ose programe që mundë të ndryshojnë, dëmtojnë ose ndërhyjnë në funksionimin e kësaj faqeje, softueri,harduerit kompjuterik ose çdo palë tjetër që I qaset kësaj faqeje;
• Ndryshoni, dëmtoni ose fshini ndonjë përmbajtje të ofruar ose që ekziston në këtë faqe;
• Qëllimisht çrregulloni ose ndërpreni rrjedhën normale të komunikimit në çfarëdo drejtimi ndërmjet
• përdoruesve dhe këtyre ueb faqeve;
• Ndërhyni apo shkelni në të drejtat pronësore intelektuale të palës së tretë; ose
• Mblidhni ose ruani të dhënat personale për njerëzit tjerë në këtë ueb faqe.
KPMM ju dhuron të drejtën përdoruesve që të shikojnë, shkarkojnë dhe shtypin përmbajtjen nga Deklarimi Elektronik i KPMM‐së, për qëllime të qasjes dhe përdorimit të shërbimeve të Deklarimit Elektronik, me kusht që kjo përmbajtje të përdoret vetëm nga Përdoruesi për qëllime personale, edukative ose jo komerciale. Nuk lejohet reprodukimi ose ndonjë formë tjetër e shpërndarjes së përmbajtjes së Deklarimit Elektronik.
Login‐ Kycja
Deklarimi Elektronik i së KPMM‐së është i kufizuar në përdoruesit e regjistruar. Si përdorues i regjistruar, ju pajtoheni që nuk do ta keqpërdorni asnjë emër përdoruesi ose fjalëkalimin, dhe as nuk do të tentoni që të hyni në mënyrë të pa autorizuar. Që të bëheni përdorues I regjistruar i kësaj ueb faqeje, ju duhet të jeni së paku 18 vjeçar,dhe ju duhet të zbatoni procedurat e regjistrimit të paraqitura nga KPMM‐ja dhe të publikuara në ueb faqen e KPMM‐së. Nëse nuk plotësohen këto kushte, ju mund të ndodhë që nuk do të mundë të hyni në informatat në fushën e regjistrimit të sistemit të Deklarimit Elektronik ose të përdorni mbështetjen on‐line ose shërbime elektronike nga ueb faqja.
Siguria, mbrojtja dhe privatësia
Kur të hyni në marrëdhënie kontraktuale me KPMM‐në, ju duhet të merrni përsipër që ta mbroni dhe pengoni qasjen e pa autorizuar në fjalëkalimin dhe tokenin e juaj digjital. Ju do ta mbani përgjegjësinë për çdo dëmtim qoftë në mënyrë direkte apo indirekte të shkaktuar nga personi I tretë I autorizuar apo I pa autorizuar duke përdorur qasjen e juaj në këtë faqe. KPMM garanton nivelin më të lartë të mundshëm të masave të sigurisë për të siguruar zvogëlimin e rrezikut të qasjes së pa autorizuar, modifikimit dhe humbjes së të dhënave. Ju duhet të informoni KPMM‐në menjëherë nëse hasni në ndonjë pa rregullsi lidhur me sigurinë ose mbrojtjen.
KPMM do të ndërmerr të gjithë hapat e arsyeshëm për të mbrojtur privatësinë e informatave personale të përdoruesit.
KPMM mundet në mënyrë elektronike të mbledh , sistemoj, ruaj dhe përdor informatat personale të përdoruesve si në vijim:
• Emrin,mbiemrin dhe numrin fiskal;
• Numrat kontaktues dhe adresën postare dhe fizike;
• e‐mail adresat;
• IP adresat;
• Emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e zgjedhur; dhe
• Informatat për tatimet.
• KPMM mbledh, ruan dhe përdorë informatat e përmendura më lartë për qëllimet si ne vijim:
• Për të komunikuar me përdoruesin;
• Sigurimin e qasjes për përdoruesin në faqet e kufizuara të kësaj faqeje; dhe
• Rishikimin e deklaratave dhe pasqyrave
Përfundimi
KPMM, mundet nën kompetencat e saja të veçanta,të përfundojë ose përkohësisht të pengojë qasjen dhe përdorimin e kësaj ueb faqeje pa njoftim paraprak dhe për çfarëdo arsye. Ky përfundim ose suspendim mundë të rezultojë nga shkelja e afateve dhe kushteve, ose çdo sjellje tjetër që KPMM , sipas kompetencave të saja të veçanta, e konsideron si të pa ligjshme ose të dëmshme për të tjerët. Në rast të anulimit, ju nuk do të keni më qasje të autorizuar në Deklarim Elektronik mirëpo ju edhe do të i nënshtroheni të gjitha kërkesave juridike dhe obligimeve për të përmbushur obligimet e juaja ndaj KPMM’së.
Si përdorues , ju mundeni në çdo kohë të anuloni ose përfundoni llogarinë e juaj të Deklarim Elektronik . Nëse vendosni që të veproni kështu, ju duhet të dorëzoni menjëherë tokenin e juaj digjital në zyrën e KPMM‐së. Nëse zgjedhni që të përfundoni marrëdhënien me agjentin e autorizuar që vepron në emrin e juaj, ju jeni përgjegjës që të informoni KPMM‐në për shkëputjen e kësaj marrëdhënie, dhe nëse është e nevojshme, marrjen e tokenit të juaj digjital nga ai agjent. Ju mbeteni përgjegjës për tokenin digjital dhe çfarëdo rrjedhoje që lidhet me përdorimin e tij derisa në kohën kur të ktheni tokenin digjital në KPMM.
Linqet me ueb faqet e tjera
Çdo link me ueb faqet e tjera e siguruar në ueb faqen e KPMM‐së, ka për qëllim që të jetë I dobishëm për përdoruesit. Këto linqe nuk përbëjnë nënshkrimin e produktit, shërbimet ose informatat nga KPMM‐j, dhe nuk përfshijnë ndonjë lidhje ndërmjet KPMM‐së dhe operatorëve të këtyre faqeve të lidhura. Kur të lidheni me ndonjë faqe tjetër, ju jeni të obliguar që të përmbushni kushtet dhe rregullat të ngarkuara nga operatori I tyre dhe të cilat vlejnë për këto faqe të jashtme.
Përmbajtjet
Ligjërisht jeni të obliguar që të plotësoni deklaratat sikurse kërkohet me ligj. KPMM do të trajtojë të gjitha deklaratat e dorëzuara dhe dokumentet si dokumente finale deri në kohën kur ju e dërgoni dokumentin e ndryshuar. KPMM e rezervon të drejtën (mirëpo jo obligimin) për të fshirë,hequr ose ndryshuar çdo ngarkim që shkel këto afate dhe kushte. Ligjet shtetërore dhe ndërkombëtare për të drejtat e autorit mbrojnë përmbajtjet e këtyre ueb faqeve , prandaj merrni përsipër që të respektoni të gjitha indikacionet e autorësisë në këtë faqe.
Përjashtimi i garancioneve
Ju pajtoheni në mënyrë të veçantë, që përdorimi I juaj I kësaj ueb faqe dhe çfarëdo përmbajtje e saj është vetëm në rrezikun e juaj. KPMM do të përpiqet që të sigurojë funksionim të pandërprerë dhe të lehtë të faqes së Deklarim Elektronike, mirëpo KPMM dhe të punësuarit e saj nuk garantojnë që kjo faqe do të funksionojë pa ndërprerje, pa probleme apo pa gabime. Deri në shkallën e lejuar me ligj,ky garancion është i përjashtuar, dhe nuk ka përfshirje të tjera ose garancione të tjera apo kushte ,duke përfshirë garancionet dhe kushtet e gabimeve ligjore, mjaftueshmërinë e përdorimit normal dhe përshtatjes për qëllimin e caktuar.
Përjashtimi i detyrimeve
Në çdo rast, KPMM dhe të punësuarit e saj nuk do të jenë të obliguar për dëme të rastit, indirekte, special, ndëshkuese ose rrjedhje logjike që mundë të rezultojnë nga përdorimi i juaj , ose pa mundësia për të përdorur këtë ueb faqe, duke përfshirë, por pa u kufizuar,të hyrat e humbura ose fitimet e parashikuara, humbjen e vullnetit të mirë,humbjes së biznesit, humbjes së të dhënave, prishjen ose mos funksionimin e kompjuterit, ose momenteve të tjera të dëmshme.
Ndryshimet
KPMM e rezervon të drejtën që në mënyrë periodike të ndryshojë funksionimin e sistemit të Deklarimit Elektronik , si dhe këtyre afateve dhe kushteve në mënyrë që të përmirësojë efektivitetin e tij dhe përdorimin më të lehtë. Këto ndryshime çdo herë do të publikohen nëpërmes të sistemit të KPMM‐së. Çdo ndryshim do të bëhet efektiv nga momenti kur publikohet në sistemin e Deklarimit Elektronik, përveç nëse parashihet ndryshe. Përdorimi I juaj I vazhdueshëm i informatave të sistemit të Deklarimit Elektronik pasi që këto ndryshime sinjalizojnë pranimin e këtyre ndryshimeve nga ana e juaj. Ne ju inkurajojmë që të rishikoni afatet dhe kushtet në mënyrë periodike për tu siguruar që jeni në njohuri dhe I përmbushni këto rregulla.
Dispozita ligjore
Këto kushte dhe rregulla e kanë natyrën e kontratës. Çdo mosmarrëveshje lidhur me këtë marrëdhënie kontraktuale do të zgjidhet nga gjykata kompetente në Prishtinë.